Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, bëri të ditur se dëshirojnë që Bashkimi Evropian të fillojë me negociata për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë verën e ardhshme.

Duke folur në një konferencë, Ministri Szijjarto bëri vlerësime mbi procesin e integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Szijjarto tha se përshpejtimi i procesit të integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e vendeve në fjalë.

“Ne mirëpresim faktin se Maqedonia është shumë afër anëtarësimit në NATO. Gjithashtu duam që BE-ja të fillojë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë verën e ardhshme”, tha Szijjarto.

Shefi i diplomacisë hungareze përgëzoi Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat po vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe që hapën kapituj të rinj për këtë çështje, ndërsa u shpreh i lumtur për hapat që Bosnja-Hercegovina ka hedhur në drejtim të anëtarësimit në NATO.

Ai, theksoi se vendi i tij mbështet çdo çështje për të vendosur sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa bëri të ditur se Hungaria në kuadër të Forcave Paqeruajtëse të BE-së në Bosnje-Hercegovinë ka 160 ushtarë dhe në Kosovë në kuadër të NATO-së ndodhen 392 trupa.trt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re