Austria u ka kërkuar ekspertëve ligjorë të BE-së të rishqyrtojnë vendimin e Parlamentit Europian për të filluar sanksione kundër Hungarisë, njoftoi ministria e jashtme austriake.

Kjo u bë e ditur nga zv.kryeministri austriak Heinz-Christian Strache, Partia Liberale e të cilit është një parti e afërt me Fides-in e kryeministrit Viktor Orban.

Të mërkurën, ligjvënësit evropianë votuan për të filluar procesin e sanksionimit të Hungarisë sepse, siç thanë ata, ka “shkelje serioze” të rregullave themelore evropiane dhe epilogu mund të ishte konfiskimi i të drejtave të votimit të Budapestit brenda BE.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto njoftoi se Budapesti do të kërkonte mjete ligjore për të sfiduar vendimin, sepse votat e abstenuar nuk u morën parasysh, gjë që ndryshoi rezultatin e votimit.

Partia Kurz gjithashtu votoi kundër Hungarisë

“Kam simpati të madhe për argumentin e Hungarisë”, tha Strache.

Partia e Strache kritikoi votimin në PE, por Partia Popullore e Kancelarit Sebastian Kurz votoi kundër Hungarisë.

Kurz tha se ende nuk ishte një gjykim i Hungarisë, por vetëm “akuza dhe pretendime” që tani duhet të hetohen.

Çështja nuk do të diskutohet në një takim jozyrtar të udhëheqësve të BE, mikpritësi i të cilit është Kurz, i cili do të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Salzburg, shkruan Kleine Zeitung duke përcjellë një deklaratë nga Kurz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re