Departamenti meteorologjik i Hungarisë ka raportuar temperaturën më të lartë gjatë natës në 128 vjet me 25,4 gradë Celsius në mes të valës së të nxehtit të vazhdueshëm në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Niveli më i lartë i mëparshëm i temperaturës gjatë natës u regjistrua në qytetin Szeged më 24 korrik 1894 me 24,6 gradë Celsius dhe temperatura më e fundit u mat dje në kryeqytetin Budapest me 25.4 gradë Celsius”, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme Hungareze e Meteorologjisë.

Temperaturat do të ulen nga e marta dhe priten reshje shiu në disa rajone, por temperaturat do të vazhdojnë të rriten sërish në ditët në vijim.

Evropa po lufton me temperaturat ekstreme pasi vala e të nxehtit në Spanjë dhe Portugali shkaktoi vdekjen e më shumë se 330 personave javën e kaluar ndërsa Britania e Madhe regjistroi temperaturën e saj më të nxehtë ndonjëherë të martën e kaluar.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, zjarret kanë gllabëruar mijëra hektarë tokë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re