Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA Joe Biden, hapi historinë e traumës që tha se çoi në betejën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli.

Nëna e tij u vra në një aksident automobilistik në 1972, ndërsa vëllai i tij Beau Biden vdiq pasi u diagnostikua me kancer në tru, pesë vjet më parë.

Sipas BBC, Hunter Biden tha se vdekja e Beau e solli atë në një situatë me të vërtetë të errët, por që babai i tij e shpëtoi atë shumë herë.

Ai gjithashtu adresoi mbikëqyrjen me të cilën u ballafaqua ai dhe babai i tij në punën me kompaninë ukrainase të energjisë Burisma.

Konkretisht, Hunter Biden ishte një drejtor në bordin e Burisma, ndërsa Joe Biden ishte nënpresidenti i SHBA dhe kreu i administratës Obama për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë.

Duke parë të ardhmen e tij, Hunter Biden tha se varësia nuk zhduket kurrë, por që shumë të varur kanë vazhduar të bëjnë gjëra tepër të shkëlqyera dhe të mahnitshme.

“Ishte koha që fillova të shikoja varësinë si një çështje e shëndetit mendor sesa një çështje etike ose morale,” tha ai.

“Babai im është më i ri se unë në aftësi fizike dhe mendore … Unë nuk njoh njeri që ka më shumë energji,” tha Hunter kur u pyet në lidhje me mundësinë e babait të tij që të kandidojë për rizgjedhje në moshën 82 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re