Gjykata e Durrësit ka caktuar sot (26 shkurt) masën e sigurisë arrest me burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohet se vranë dhe varrosën të atin.

Gjatë dëshmisë së dhënë para togave të zeza, Hygerta Meta ka deklaruar se ajo është autore e krimit makabër, ndërsa i vëllai, 25-vjeçar Hysen Meta ka mohuar të ketë vrarë babain.

Akuzat e ngritura ndaj 3 të rinjve:

Hysen Meta, vrasje në rrethana familjare

Hygerta Meta fshehje dhe asgjësim i kufomës

Amarildo Meta, fshehje dhe asgjesim i kufomes në bashkëpunim

Ngjarja horror ndodhi mesditën e 10 shkurtit, por u zbulua vetëm 12 ditë më vonë, në datën 22 shkurt.

Hysen Meta denoncoi të atin të zhdukur më 13 shkurt, duke pretenduar në polici se kishin humbur kontaktet. Uniformat blu nisën hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.

Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Hygerta Meta, në dëshminë e dhënë për policinë pranoi se kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë. Por uniformat blu, njofuan një ditë pas zbulimit të trupit se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba.

Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë babain, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim.

Autorësinë e mori përsipër 19-vjeçarja, e cila tregoi edhe dinamikën nga momenti që kishte marrë vendimin për të vrarë të atin, deri në momentin që e qëlloi për vdekje.

Dëshmia e Hysen Metës

Hysen Meta, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje të atin Pëllumb Meta dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, ka ndryshuar deklaratën e tij duke mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Ai ka rrëfyer se ishte motra e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila e qëlloi të atin me pistoletë, duke pranuar se ka qenë prezent në momentin kur ndodhi krimi mesditën e 10 shkurtit.

25-vjeçari: Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër. Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë.

Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai.

19-vjeçarja ka pranur krimin dhe është shprehur e penduar: “Jam penduar, por ska kthim.”

Dëshmia e Hygerta Metës

Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.

E reja është shprehur se para se të kryente krimin i ati i kishte thënë për herë të dytë për fejese por ajo kishte refuzuar sërish, dhe ka nga refuzimi që ka bërë, pretendon se i ati mund ta vriste.

Ndër të tjera, Hygerta Meta shprehet se i ndjeri ka pasur konflikte me të gjithë familjen, por ka pasur frikë të denoncojë.

Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.

E reja është shprehur se para se të kryente krimin i ati i kishte thënë për herë të dytë për fejese por ajo kishte refuzuar sërish, dhe ka nga refuzimi që ka bërë, pretendon se i ati mund ta vriste.

Ndër të tjera, Hygerta Meta shprehet se i ndjeri ka pasur konflikte me të gjithë familjen, por ka pasur frikë të denoncojë.

19-vjeçarja: Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.

Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.

Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nese rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë. Ai nuk na ndante kishte frike se mami i merrte pasurinë. Ai na ka thënë do ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua!

E qëllova! I thashë cou në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg ne dhomë të ndenjes. Arma ishte ne sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur arme ka patur edhe kallash. Jam penduar, por ska kthim.

Dëshmia e Amarildo Metës

 

21-vjeçari Amarildo Meta është shprehur se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi.

I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje.

“Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re