Avokatja e Hygerta Metës është shprehur se ka vend për hetime shtesë nga Prokuroria e Durrësit për krimin makabër në Shënavlash, pas dëshmive komntradiktore të 19-vjeçares.

Përfaqësuesja ligjore e caktuar nga shteti tha se gjatë seancës së sotme (26 shkurt), Hygerta Meta pranoi se kishte vrarë babain e saj Pëllumb Meta, ndërkohë që Prokuroria e akuzoi për fshehje të kufomës kryer në bashkëpunim.

“Sa i përket dy të mbrojturve prej meje, pasi isha caktuar kryesisht nga shteti për shkak se ata nuk kanë zgjedhur avokat për tu mbrojtur.

Hygerta pranoi prap veprën që ka kryer, duke qenë se ka dhënë dy deklarata të tjera që janë në kundërshtim me njëra. Sot tha që jam unë ajo që e kam kryer.

Do të vazhdojnë hetimet sepse Prokuroria e ka akuzuar për fshehje të kufomës në bashkëpunim, jo për vrasje.

Janë bërë 2 deklarime kontradiktore, ka vend për hetime të tjera shtesë, i përket organit të akuzës”, tha avokatja e 19-vjeçares.

LEXONI EDHE: Hygerta Meta mori përsipër autorësinë e krimit, gjykata e akuzon për asgjësim të trupit! Jepet masa e sigurisë për 3 fëmijët e Pëllumb Metës, ja çfarë u vendos

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re