Vrasja e Pëllumb Metës vijon të mbetet pa autor. Deri më tani, policia ka arrestyar tre fëmijët e tij, ndërsa në gjendje të lirë po heton bashkëshorten e Pëllumbit, Blerina Metën.

Për të gjetur dorën që ka qëlluar mbi kryefamiljarin, hetuesit kanë dërguar ditën e sotme në poligon tre fëmijët dhe bashkëshorten, ku iu është kërkuar që të qëllojnë. Nga prova, Hygerta rezultoi se dinte të qëllonte, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të familjes refuzuan që të gjuanin.

Lexo edhe :Related Posts

Dyshimet e prokurorisë janë se të 4 anëtarët e familjes dinë të gjuajnë, por refuzimi i tyre sot nuk e kishte një shpejgim.

Pas poligonit, hetuesit rikthyen në banesë Hygertën, në mënyrë që të kuptonin më shumë detaje rreth trajektores dhe dinamikës, por ajo ka “kyçur” gojën, duke mos treguar asnjë gjë.

Një tjetër detaj, që pritet të hetohet si duhet nga autoritetet janë ede gjurmët e gishtave të djalit të vogël, Amarildos, të cilat u gjetën në qesen që ishte mbështjellë pistoleta.

Deri më tani, hetuesit nuk kanë ende një emër si autor të ngjarjes, pavarësisht se krimin e ka marrë që prej fillimit përsipër vajza e Pëllumb Metës, Hygerta.

Në deklaratat e para, ajo ka thënë se e ka kryer krimin e rëndë për shkak të autoritetit që kishte babai i saj dhe se donte ta fejonte me zorr. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga familja që donte të lidhte krushqinë, duke thënë se Pëllumbi nuk kishte pranuar, pasi vajza e tij do vazhdonte studimet.

Pas zbulimit të përfshirjes edhe të djemve  në krim, djali i madh mori përsipër krimin në polici, por në gjykatë ai ka deklaruar të kundërtën. Sipas djalit të madh, ishte motra ajo që qëlloi.

Dyshimet janë se ngjarja e rëndë të ketë ndodhur për shkak të pronave që Pëllumbi kishte, ndërsa familjarët e këtij të fundit akuzojnë Blerinën si vrasësen e vetme.

Por hetimet janë përqëndruar edhe në një tjetër pistë. Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve. Edhe hapja e gropës mbetet e paqartë se “dora” e kujt ka qenë.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re