Ditën e sotme, qeveria ka miratuar hyrjen në fuqi të dy vendimeve të cilat i shërbejnë qasjes së përgjithshme të qytetarëve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së pari është miratuar vendimi për identifikimin elektronik të qytetarëve mes shteteve të rajonit.

Së dyti është miratuar vendimi që u jep të drejtë qytetarëve të rajonit që të kenë mundësi të punësohen në shtete të ndryshme pa u përfshirë në procedura të shumta pasi tashmë ekziston një marrveshje mes vendeve për tregun e lirë të punës. Të dyja këto vendime kanë hyrë në fuqi menjëherë pasi janë miratuar. Pavarësisht se në vendimet e miratuara theksohet se këto janë vendime që përfshijnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, mendohet se ka ndodhur në kuadër të marrëveshjeve të firmosura për “Open Balkan”.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA  

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re