Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja që qytetarët duhet të plotësojnë për të hyrë në territorin shqiptar. Komiteti ekzekutiv ka bërë me dije rregullat që duhet të zbatohen nga qytetarët që duan të hyjnë në Republikën e Shqipërisë.
Ndërsa qyetarët në Kakavijë, në kufirin me Greqinë shprehen se nuk u kanë hapur probleme lidhur me kalimin e tyre drejt Shqipërisë. Në prononcimin për mediat, qytetarët janë shprehur se nuk kanë hasur probleme në kufi, sepse kanë pasur certifikatë vaksinimi.
“Certifikatat e vaksinës, kartat dhe këto. Nuk na hapën probleme, kemi muaj që e kemi bërë vaksinën”-u shprehën qytetarët.
Nga certifikata e vaksinimit tek karantinimi 10 ditor, sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid për personat që duan të hyjnë në territorin shqiptar
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb