Duke nisur nga sot të gjithë këmbësorët janë të detyruar të lëvizin midis orareve 06.00-10.00 dhe 16.00-18.00. Ata nuk duhet të kenë asnjë tjetër në krah.

 

Ky ishte urdhri i dhënë të mërkurën nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se një masë e tillë shtrënguese duhet sepse njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar akoma për rrezikun që u kanoset nga koronavirusi.

 

Ky vendim u mor pasi dita-ditës shiheshin më shumë njerëz në rrugë të cilët dilnin shëtitje, ndonëse Shqipëria është kthyer në karantinë prej COVID-19.

 

“NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00- 18.00

NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME 10.000 LEKË GJOBË DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN!”

 

Po sot, ka hyrë në fuqi edhe urdhri për të mos lejuar punonjësit e administratës që të përdorin makina për të shkuar në zyrë. Në rast të kundërt, penalitetet për ta do të jenë të ashpra.

 

“NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E INSTITUCIONEVE TË VARËSISË SË ADMINISTRATËS QËNDRORE APO VENDORE, QË E KANË PUNËN NË ZYRË, NUK DO TË PËRDORIN MAKINË PËR TË SHKUAR NË PUNË.

SHKELJA E KËTYRE MASAVE, TË CILAT DO TË PËRFSHIHEN NESËR, SË BASHKU ME MASAT E REJA PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE NË AKTIN NORMATIV, DO TË NDËSHKOHET ME MBAJTJEN E RROGËS PËR 3  MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJE ME LARGIMIN PËRFUNDIMTAR NGA PUNA!”

 

Nëpunësit do të ndëshkohen edhe kur janë këmbësorë.

 

“NGA NESËR, KËMBËSORËVE QË DO TË SHKELIN MASAT E REJA TË LËVIZJES DHE QË FIGUROJNË NË BORDEROTË E REPUBLIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI PUNONJËS TË ADMINISTRATËS QENDRORE APO VENDORE, DO T’U MBAHET RROGA PËR 3 MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJEJE DO TË LARGOHEN PËRFUNDIMISHT NGA RADHËT!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re