FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Pogradeci teksa e ka kapur në flagrancë duke vjedhur. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J.GJ., 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.

Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi Lefter Meruko.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë. Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re