Skip to content

Hyn në fuqi faza e parë e sanksioneve amerikane mbi Iranin

Nis këtë të hënë zbatimi i pjesës së parë të embargos me dy nivele të imponuar nga Shtetet e Bashkuara për Iranin.

Brenda kësaj embargosje, Iranit do t’i mohohet tregtia në dollarë amerikanë, një goditje ndaj tregtisë së naftës që është një burim kryesor i të ardhurave për Iranin, e ku gjithashtu edhe pjesët e këmbimit për automjete do të jenë të kufizuara.

E gjitha kjo erdhi pas SHBA njoftuan një tërheqje nga marrëveshja bërthamore. Sanksionet do të vendosen gjithashtu dhe ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin.

Departamenti i Thesarit i SHBA më herët tha se pas paketës së parë të sanksioneve kundër Iranit, e dyta do të hyjë në fuqi më 4 nëntor.

Këto sanksione do të përfshijnë, ndër të tjera, sektorin e naftës dhe gazit dhe operacionet e bankës qendrore iraniane.