Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh urimi për shqiptarët e Kosovës, të cilët nga dita e sotme (1 Janar) do të mund të udhëtojnë pa viza drejt 29 shteteve të zonës Shengen.

Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Kosova e ka nisur mbarë vitin e ri 2024, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian🇽🇰🙏🇪🇺 Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës❤️”, shkruan Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re