ELBASAN-Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Mlizë në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Etmond Panxhin, ndërsa ai akuzohet se hyri në banesën e shtetasit me inicialet B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetëm në banesën e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta.

NJOFTIMI I POLICISËTenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në fshatin Mlizë, Elbasan, po ndodh një vjedhje me dhunë në një banesë.Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke u larguar nga banesa i autorit:• Etmond Panxhin, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan Elbasan.Shtetasi i lartëpërmendur ka hyrë në banesën e shtetasit B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetem në banësë e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, ” Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet,139 e 22 të Kodit Penal.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re