Një ngjarje trishtuese ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një 18 vjeçar dyshohet të jetë mbytur në tentativë për t’i shpëtuar jetën dy të miturve.
Siç njoftuan autoritetet, i riu me inicialet A.K ka hyrë në det për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, por vetë nuk ka mundur të dalë nga deti. Të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e policisë kufitare po kërkojnë në det për gjetjen e 18 vjeçarit
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.