Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të dyshuar të cilët akuzohen se tentuan të grabisnin një biznes në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi tri ditë më parë në kryeqytet.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për shtetasit Ajet Sefa dhe Arjan Muratim, ndërsa i dyshuari Vehbi Shahu është lënë i lirë, pa asnjë masë sigurie.

Sipas akuzës, ata dyshohet se kanë dashur që të vjedhin lëkurë tapicerie në një biznes në autostradën Tiranë – Durrës. Por u pikasën nga patrullat e policisë në Fushë Mëzez dhe u arrestuan

Dyshohet se ata janë futur në biznes përmes tubit të aspirimit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 12 prillit në autostradën Tiranë-Durrës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re