Studiuesi Auron Tare, njohës i mirë i botës së jahteve, një ndër pritësit e tyrë në vite në bregdetin e Sarandës, përfshirë dhe ato të shumë emrave VIP të botës, ofron një sqarim të shkurtëtr lidhur me jahtin e përfolur të Abramovich-it, ndryshe, pasunarit të madh rus, pronarit të Chelsea-it, rënë pre dhe ai e sanksioneve perëndimore pas agresionit rus në Ukrainë.

Në fillim, Tare mohon që jahti i famshëm të ketë hyrë në ujrat shqiptare, e më pas thotë se nëse kjo do kish ndodhur, ishte e detyruar t’i shërbëhej.

“Kryelajm i gjitha mediat tona:  e ceku apo jo cepin e ujrave të Shqipërisë, jahti i Abramovich?

Fatkeqësisht, MY Solaris nuk hyri fare në ujrat tona, le më të ankorohej në një prej porteve shqiptare. (Preferoi Malin e Zi).

Se po të hynte jo vetëm që do t’i shërbehej menjëherë por nëse do të kërkonte mbrojtje, Ambasada Britanike do të ishte e para që do t’i përgjigjej. Pse? 

MY Solaris  lundron nën flamurin e Bermudës (territor nën Kuroren Britanike), i cili mban simbolin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, apo më thjesht simboli i Marinës Britanike.

Sipas ligjit të së drejtës detare, çdo anije që mban këtë simbol ka të drejtën e mbrojtjes sëë autoriteteve britanike, shërbim konsullor britanik, si dhe mbrojtjen e Flotës Britanike”, shkruan Tare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re