Nxirret trupi i pajetë i 18 vjecarit në Durrës i cili hyri në det për të shpëtuar dy të mitur.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.
“Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.“