Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një luan në një kopsht zoologjik në Indi.

Sipas medieve të huaja, ai u ngjit në një gardh 7.5 metra për të bërë një selfie me bishën.

Mediat në Indi raportuan se 38-vjeçari Prahlad Gujjar nga Rajasthan hyri në zonën jopublike të një kopshti zoologjik në shtetin e Andhra Pradesh.

Ai madje duket se ka injoruar paralajmërimin e një roje për t’u larguar nga luani.

Përpara se roja të mund të reagonte, luani i quajtur Dongalpur “e përpiu” 38-vjeçarin.

Autoritetet, siç raportohet nga Daily Mail, do të kryejnë një autopsi dhe po hetojnë nëse Gujar ishte i dehur kur u hodh nga gardhi.

Viktima po vizitonte kopshtin zoologjik pa shoqëri. Policia po përpiqet të kontaktojë me familjen e tij.

Luani është zhvendosur në një kafaz dhe është nën vëzhgim./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re