Skip to content

“Hyri në ujë për të marrë topin”, detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku 10 vjeçari u mbyt në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku siç bëhet me dije nga autoritetet, një fëmijë 10 vjeçar është mbytur në lumin “Fan” të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në momentin kur 10 vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë me kërkimet intensive për gjetjen e trupit të vogëlushit të ndjerë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb