Fedir Alpatov, ukrainasi që rifitoi lirinë pas arrestimit për spiunazh ka deklaruar se akuzat ndaj tij nuk qëndronin, pasi ai kishte ardhur në Shqipëri për të njdjekur pasionin e tij për ndërtesat e ish-komunizmit.

 

Në të njëjtën kohë, ai ka deklaruar se nuk mund të largohet drejt vendit të tij për shkak të problemeve me pasaportën, ndërsa ka kërkuar rikthimin e automjetit të sekuestruar nga autoritetet.

 

“Dua të marr makinën time, nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar, nuk jam një kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra”, deklaroi ukrainasi.

Gjykata e Elbasanit vendosi që  për shkak të tejkalimit afateve hetimore të lirojë dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

 

Fund gushtin e vitit të shkuar Sveltana Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov tentuan të hynë në ish-zonën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re