Pasditen e sotme, nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup në Pogradec.

Mësohet se vajza rreth 10-vjeç ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.

Të parët që kanë konstatuar ngjarjen e rëndë kanë qenë banorët e fshatit, që kanë mbërritur te rezervuari pas thirrjeve për ndihmë, por pa mundur që të shpëtojnë nënë dhe të bijën.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga polumbarët.

Alarupi është një fshat në komunën Çërravë në rrethin e Pogradecit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re