Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mallakastër ku dy burra ranë në pusin me ujë teksa ishin duke punuar.

 

Fatkeqësisgt njeri prej tyre, Besnik Veliaj 38 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.

 

Ndërkohë policia bën me dije se shtetasi Bledar Bregu 33 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.Zjarrfikësi i cili nxorri këta dy shtetas nga pusi, ndodhet po ashtu në spital ku po i nënshtrohet kontrollit mjekësor

 

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier”, njofton policia.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë