Vijon të jetë i ndezuar debati politik në Kosovë dhe sa vijnë e shtohen akuzat mes palëve ndërsa së fundmi, Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në largim, Albin Kurti me vendimin e mbrëmshëm bëri hapa në kundërshtim me SHBA-në dhe BE-në.

Ai ka thënë se Kurti po bën përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra. “Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës.”, sdhkruan ndër të tjera kreu i shtetit.

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.

Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Kosova ka vendosur masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë. Qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë mbledhjes së fundit ka marrë vendim që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja reciprociteti. Kurse, zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka bërë të ditur se asnjë maune nuk do të hyjnë në Kosovë nëse nuk e kanë të shkruar “Republika e Kosovës”. Ndaj këtyre masave kanë reaguar autoritet serbe, dukë thënë se ky vendim është e papranueshëm për Serbinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re