Shqipëria është gati për ndeshjen kundër Hungarisë dhe këtë e thotë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ka dalë sot para mediave dhe ka deklaruar fillimisht: “Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë.

Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje”. Më pas shkodrani është pyetur edhe për repartin e mbrojtjes në veçanti.

“Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi”.

“Sa pikë më kënaqin? 6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja, sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë. Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë gol për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin”.

“Presion? Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më vështirë këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re