Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj ka deklaruar se Admir Sinemati është kandidati potencial i koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha për të garuar në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.

Ajo u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, se Sinemati nuk ka arsye pse të mos marrë pjesë në këtë proces.

Pas ndërhyrjes së moderatorit Endri Xhafo i cili tha se Sinemati mund të ketë shumë arsye për të mos u futur në garë, analisti Mentor Kika ndërhyri me një batutë.

Diskutimet në studio

Endri Xhafo: Kandidati Admir Sinemati a do të marrë përsëri pjesë?

Jola Hysaj: Patjetër që po. Nuk ka arsye pse të mos marrë pjesë. Nga informacionet që unë kam, patjetër që po.

Endri Xhafo: Njeriu mund të mos marrë pjesë e mund të ndihet i lodhur, ka njëmijë e një arsye

Mentor Kikia: Mund të ketë frikë nga zyra…

Endri Xhafo: Një gjë është e sigurt, tavolinën është e sigurt se do ta ndërrojë.

Mentor Kikia: Dhe do kontrollojë për kamera

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re