Elseid Hysaj gjen golin e tij të parë me Napolin në Serinë A. Në ndeshjet e 152-të me napolitanët në elitën e futbollit italian, përballë Sassuolos, 26-vjeçari shkodran tundi rrjetën në minutën e 8-të me një goditje nga jashtë zonës, që gjeti të papërgatitur portierin Consigli. Ky ishte finalizimi i parë i shkodranit në elitën e futbollit italian (një sezon në Serinë e ka zhvilluar me Empolin)

Një gol mjaft domethënës për anësorin kuqezi, i cili në këtë moment të karrierës së tij duhet të vendosë nëse do të largohet nga Napoli apo do të rinovojë kontratën.

Hysaj po rigjen veten në pjesën e dytë të sezonit me Gattuson trajner. Në ndeshjen me Sassuolon tekniku sicilian e ka preferuar titullar, por jo në rolin e tij të parë si anësor i djathtë (u vendos në të majtë).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re