Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale golin e shënuar sot nga Elseid Hysaj për Napolin, i cili për futbollistin e kombëtares shqiptare shënon edhe golin e parë në Serinë A.

“Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një natë të qetë, me këtë gol të jashtëzakonshëm të shënuar mbrëmjen e sotme nga një prej yjeve të Kombëtares sonë Elseid Hysaj. ”- shkruan Meta bashkëngjitur videos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re