Hysen Meta ka mohuar në gjykatë se ai ka vrarë babanë e tij, Pëllumb Meta. Sipas tij, të atin e ka qëlluar e motra, Hygerta Meta.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Motra e vogël ka qëlluar babanë. Ka pasur konflikte motra me babanë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me babanë. Kam qenë i hutuar, ndaj pranova krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Lexo edhe :Related Posts

Fillimisht u deklarua se ishte vajza e familjes ajo që qëlloi të atin, por nga hetimet rezultoi se ishte djali i madh autori, ndërkohë që dy fëmijët e tjerë kanë ndihmuar në kryerjen e krimit.

Policia dyshon se shkaku i deklaruar i krimit, pra fejesa pa dëshirën e vajzës, nuk është ai i vërteti, pas i nga deklarimet e familjarëve si edhe dinamika e krimit, duket se kemi të bëjmë me një ngjarje të mirëmenduar dhe të planifikuar për një kohë të gjatë.

Pëllumb Meta u vra pasditen e datës 10 shkurt dhe më pas u deklarua i humbur nga djali i tij Hyseni në polici. Pas verifikimeve të valëve të telefonit, policia zbuloi se celulari i tij gjendej në shtëpi duke dyshuar se edhe Pëllumbi ishte aty.

Më pas është zbuluar se ai ishte vrarë dhe groposur me qëllim zhdukjen e gjurmëve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re