Ish-kryeministri Pandeli Majko i vendosur në listën e Tiranës në vijën e zjarrit, i 19-ti vijon fushatën intensive në terren për të bindur qytetarët që të votojnë jo vetëm PS-në, por edhe atë personalisht në fletën e votimit për t’i siguruar mandatin.

Mbrëmjen e sotme, socialisti i vjetër ka postuar në Facebook disa foto nga një takim me vëllezërit e njohur Endri & Stefi dhe këngëtarin tjetër Erik Lloshi.

“Me dy vëllezërit e këngës nga Korça Endri & Stefi dhe Erik Lloshin në një takim miqësor në Njësinë nr.5.

#PSnjesia5  #VotoNr19 #VotoPandeliMajko” shkruan Majko. Këtë fushatë politika ka “rekrutuar” shumë këngëtarë dhe artistë për të tërhequr sa më shumë votues.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re