Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

 

Deri tani nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa avokati i Belerit po vijon betejën për të liruar nga qelia kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë.

 

Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin.

 

Ndërkohë që, që prej 12 majit, vijon të jetë i shtruar në spital edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re