Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar daljen e menjëhershme nga qelia e ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa, të arrestuar për korrupsion dhe fshehje dhe mosdeklarim i saktë i pasurisë.

 

Ai u dënua me dy vite burg vetëm për akuzën e korrupsionit, ndërsa ra ajo e fshehjes së pasurisë. Dënimi i tij u konvertua me 4 vite shërbim prove dhe 5 vite pa të drejtë të ushtrimit të funksioneve publike.

 

Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite burg për Hasën, i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar zbriste në 3 vite e 6 muaj. Hasa u arrestua në qershor të vitit 2021, pas një hetimi një vjeçar të filluar për trafilk narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re