Skip to content

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Nis seanca paraprake për Edison Memollën, kryebashkiaku i Rrogozhinës nuk paraqitet

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Memolla nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij.

 

Kryebashkliaku i Rrogozhinës u kap në përgjime, teksa i kërkon një elektricisti që të mos i ndërpresë dritat një familjeje debitore, në këmbim të marrjes së votave prej atyre.

 

Biseda me elektricistin është zhvilluar në muajin mars të këtij viti, dy muaj para zgjedhjeve vendore.