Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Lert Haxhiut drejt Shqiperisë.

 

Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun vetëm  për akzuën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

 

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta.

 

Kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

 

Haxhiu është i dënuar nga Gjykata e Lushnjes për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaccme për masakrën e lushnjes me dy vitkima e 1 te plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re