Gjykata e Posacmë pranon gjykimin e Shkurtuar ndaj Fatos Tushes dhe te pandehurve të tjerë.

Kujtojmë se Tushe kërkoi gjykim të shkurtuar më 24 shkurt gjatë seancës paraprake.

Procesi ndaj ish zyrtarëve të Lushnjes do mbyllet me tre seanca ku pas leximit të akuzave të SPAK dhe pretences, e dhënies së mbrojtjes GJKKO do dalë në një vendim perfundimtar.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyres” dhe shkeljes së barazisë në tendera”, akuza të ngritura nga struktura antikorrupsion. Ata po gjykohen me gjykim të  shkurtuar dhe për këtë ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

Sipas SPAK ish kryebashkiaku dhe vartësit e tij dyshohet se abuzuan me nje tender me vlere 24 milion leket per rehabilitimin e nje kanali vadites.

Arrestimi i Tushes u bë me urdhër të SPAK lidhur me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 24 milionë lekësh.

Në dosjen hetimore thuhet se ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Seanca e ardhshme ndaj Tushes do zhvillohet më 6 maj ora 10:00.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re