I akuzuar për trafik droge, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja e Tahirit, nesër seanca në GJKKO

Hekuran Marku, ish truproja e Saimir Tahirit i akuzuar për trafik droge në kuader të grupit të strukturuar kriminal ditën e nesërme do përballet me akuzat. Pas ekstradimit nga Gjermania ish truproja i Tahirit do të përballet dhe do të njihet me masën e sigurisë në gjykatën e Posacme. Nesër ne orën 9:30 atij do ti komunikobet edhe masa e caktuar në mungesë.

Njoftimi i Plotë për ekstradimin e Markut nga Gjermania:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb