Tjetër tentativë e Bledar Selmanaj për tu arratisur nga burgu i Peqinit.

Burimet e “Fax News”, 39-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Një tentativë arratisje është parandaluar nga efektivët në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Bledar Selmanajmë parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit. Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re