Shtyhet seanca për “mbretin e kokainës”, Dritan Rexhepi dhe të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për rrëmbimin e Jan Prengës.

Seanca e radhës u caktua për në datën 21 maj ora 9:00.

I pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, një prej të pandehurve për rrëmbimin e Jan Prengës i cili nuk pranoj të japë deklarime.

Ndërkohë që avokatët kërkuan kohë të njihen me provat që dy prokurorët e SPAK dorëzuan në seancën e mëparshme përgjime të SkyECC.

Deshmia: 

Në dëshminë e tij dhënë pak kohë më parë, Rexhepi mohoi akuzat, duke thënë se “po më bëni gjyq moral, unë nuk jam porositësi”.

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador. Kam qenë i dënuar 13 vjet për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Doçajn (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës”, dëshmoi Rexhepi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko