Skip to content

I arrestuar me urdhër të SPAK, kush është Altin Ndoci që u arratis nga paraburgimi në Durrës

Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK është arratisur nga paraburgimi i Durrësit të martën. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Ndoci ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.

Altin Ndoci njihet për lidhjet e ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier në 2018.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.