Një shtetas 30 vjeçar identifikuar si Can Karriqi është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një makinë tip “Golf 5” me targa të huaja. Mësohet se 30 vjeçari sapo kishte dalë nga një bar kafe kur është qëlluar duke mbetur i vdekur në vend. Sipas informacioneve paraprake ka qenë nën shoqërinë e një personi tjetër. Ndërsa Karriqi kishte gjithashtu precedent të mëparshëm penalë në fushën e krimeve kundër personit.

Can Karriqi u arrestua nga Forcat Renea disa muaj më parë. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri dhe disa targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Në afë kohë hetuesit dyshoninn se këto targa e arma dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. Nuk dihet sesi ky shtetas, edhe pse ndaj të cilit u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje e vjedhejve, është lirtuar nga qelia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re