Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i Policisë, që çoi në pranga katër persona, të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Një prej personave të ndaluar është 30-vjeçari Xhuljano Visha, me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e vjedhjes, për të cilin ka kryer disa vite burg.
Xhuljano Visha është gjithashtu dhe djali i xhaxhait të Nazime Vishës, e cila vrau disa vite më parë abuzuesin e saj, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik.
Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes.
Ajo kishte zbrazur ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare plot një breshëri kallashnikovi. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu 4 dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
