Pezullohet me vendim të kryetarit të KLP, Alfred Balla në një mbledhje urgjente, prokurori i Kukësit që u arrestua nga operacioni i SPAK, Xhevahir Lita.

 

KLP ka hapur garën për të zgjedhur pasuesin e Litës, e deri atëherë, Prokuroria e Kukësit do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

 

Xhevahir Lita u arrestua pak ditë më parë, pas një megaoperacioni të SPAK dhe policisë. Bashkë me të, në pranga ranë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe një anëtarë i grupit Bajri.

 

Lita dyshohet se ka falsifikuar dokumente për llogari të grupeve kriminale.

 

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla. 

 

 Dy vendimet që  u morën sot janë:

 

Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në  Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

 

Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

 

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re