Kryebashkiaku i zgjedhur në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg nën akuzën e shitblerjen e votave ka shfaqur probleme shëndetësore.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC Neës se prej 4 ditësh Beleri ndodhet në ambientete e spitalit të burgut pasi ka shfaqur problemeve në lidhje me shëndetin, ndërkaq bashkëpunëtori i tij gjendet në ambjentet e spitalit të QSUT-së.

Ndërkohë kujtojmë se Beleri është arrestuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.

Ndër të tjera gazetari raporton se mesditën e kësaj të hëne në orën 13:00 pritet edhe seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën për ankimin të vendimit  që është bërë nga avokatët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re