Hidhet shorti në Apel për çështjen e ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Kryesuese e trupës gjykuese për çështjen e Tushës, Nertina Kosova. Ndërkohë seanca pritet të mabahet më 29 korrik. Tushe akuzohet për ”Shpërdorim detyre”, ka ndikuar në tenderin për pastrimin e një kanali.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar pak ditë më parë vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Gjithashtu me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re