Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis, ka vizituar në burgun e Tiranës kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin, ndërsa është takuar edhe me djalin e këtij të fundit.
Sipas mediave të huaja, paralelisht, eurodeputeti i Demokracisë së Re zhvilloi takime me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për udhëtimin që bëri në Shqipëri dhe ndalimin sipas tij të padrejtë të kryebashkiakut të Himarës nga autoritetet shqiptare.
Kefalogiannis i kërkoi presidentes së Parlamentit Evropian të ndërmarrë iniciativa për t’i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.
Kujtojmë se Beleri dhe një tjetër bashkëpunëtor i tij u arrestuan për vjedhje votash, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe megjithëse nga burgu, arriti të merrte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të bashkisë së Himarës.