Ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut të Peqinit Bledar Selmanaj i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e të riut Xhuljan Bullari pak kohë më parë në Vlorë. Gazeta Panorama shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 19:00.

Sipas të njëjtave burime është dashur ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që i shpëtoi jetën të Selmanajt që ndodhet në masën “arrest me burg”.

Selmanaj dyshohet si ekzekutori i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta. Selmanaj kishte qenë edhe më herët në burg si grabitës serial.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re