FIER- Tenton vetëvarjen në ambientet e paraburgimit të Fierit një i arrestuar që ishte transferuar aty disa ditë më parë.

Mësohet se i paraburgosuri është pikasur nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë ndërhyrë në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se personi në fjalë është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Të dhënat e identitetit të të paraburgosurit që ka tentuar vetëvarjen nuk janë bërë të ditura.(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re