Sidriti e Meri Bejleri udhëtuan drejt Lushnjes. Teksa kalojnë këto rrugica, shohin varfërinë. Ende nuk e kanë parë se në çfarë kushtesh jetojnë tre fëmijët e nëna e tyre, Zare Buba.

Me t’u përballur me derën e shtëpizës, e kuptojnë menjëherë mjerimin. Dera e ndryshur krejtësisht me zorr hapet.

Sidriti: Që tani shtëpia, qenka e hapur komplet. Kur bie shi besoj…

Nëna e tre fëmijëve, Zarja: Komplet me ujë mbushet.

13 vjeçarja, Maria: Keq është, muret janë të çarë, lagështirë po, kur bie shi futet brenda uji.

Sidriti: Drita nuk keni patur?

Zarja: Jo.. pa drita e ujë. Kështu jetojmë. Me ato lekë që marr unë, ç’të bëj më parë, vajzat janë në shkollë

Sidriti: Pa drita keni jetuar?!

“Hajde tani të çohemi. Çohuni të shkojnë diku tjetër ku është më mirë!”-i thotë Sidriti kësaj familje të vuajtur.

Sidriti, Meri, fëmijët e Zarja largohen nga kjo shtëpi e shkatërruar. Fëmijët ende nuk e dinë se po ecin drejt shtëpisë së tyre të re. Sidriti i drejton tek banesa, duke i thënë se po ndalojnë në shtëpinë e ‘një miku’ të tij.

“Reshat, ky miku im quhet Beni… a po e thërret njëherë?”- i thotë Sidriti 8 vjeçarit, e pasi vogëlushi thërret e askush nuk përgjigjet, Sidriti i jep dhuratën e madhe Reshatit. Janë çelësat e shtëpisë së tyre të re.

“Çfarë shkruan aty?”-pyet Sidriti.

“Shqiptarët për Shqiptarët”- thotë vogëlushi.

Ndiqeni në klipin më poshtë gëzimin e këtyre fëmijëve, kur hyjnë në shtëpinë e tyre të re.

Të braktisur nga babai! Çfarë vuajtjesh kanë kaluar këto tre fëmijë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re