Skip to content

I ati nuk mundi ta shpëtojë nga flakët, 12 vjeçarja që humbi jetën në Gjirokastër ishte autike

1638198637 Screenshot 12 4

Mbrëmjen e djeshme një zjarr përfshiu banesën e një familje në Derviçan, ngjarje e cila i mori jetën një 12 vjeçareje.

E mitura ishte e prekur nga spektri autik dhe me të parë flakët e tymin, ka tentuar të fshihet. 12 vjeçarja ka hyrë në tualet, ndërsa babai i vajzës është munduar ta shpëtojë të bijën.

Screenshot 14 3

49 vjeçari me inicialet I.N pësoi djegie të shumta në trup në tentativë për t’i shpëtuar jetën vajzës. Kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, babë e bijë kishin shenja jete, por vogëlushja nuk mundi t’i mbijetojë asfiksisë.

Zjarri dyshohet se u shkaktua për shkak të pakujdesisë me një qiri, pasi në kohën e rënies së flakëve në zonë nuk kishte patur drita.

49 vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasi i dytë i djegies me pasoja në njerëz, në ditët e fundit. Kujtojmë se disa ditë më parë, dy të moshuar humbën jetën si pasojë e flakëve të shkaktuara nga një mjet ngrohës.