Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen që është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij, sipas njoftimit të policisë.

Por djali i 66-vjeçarit ka tjetër version lidhur me ngjarjen.
Djali i Flamur Manës thotë se ngjarja është më e thellë se kaq.

Ai tha se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë deri në një dekadë më parë.

Në një prononcim për Ballkan Web, djali i Flamur Manes pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, Dedë Dedaj 65 vjeç (autori sipas policisë) dhe djali i tij Xhovalin Dedaj.
Por sipas djalit të të plagosurit, qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën e gjahut ndaj babait të tij.

Djali i Flamur Manes thotë se autori ka tentuar të vrasë babain e tij me çifte në fytyrë. Ai pretendon se familja Dedaj ka vjedhur vazhdimisht familjen e tij.

“Na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Dedaj ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali”, u shpreh djali Flamur Manes.

“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko